Kryetari i Aleancës për Shqiptarët gjatë intervistës së tij në Alsat sonte ka thënë se nuk do të habitej nëse kampi i Ziadin Selës nesër do ta shkarkonte. Për të më shkarkuar u duhen 2/3 e votave, por kjo mund të ndodhë, tha ai. Megjithatë, Taravari ka theksuar se kjo nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket vendosmërisë së votuesve për ndryshime në skenën politike në kampin shqiptar.
Le ta përpunojnë skenarin e tyre, për të cilin tashmë besoj qartë se është lojë e BDI-së. Lërini të marrin një vendim. Për të shkarkuar kryetarin e partisë u duhen 2/3 e votave, por edhe mund të ndodhë. Kam informacione se mund të insistohet që të shkarkohem, por kjo nuk ndryshon asgjë. Mendoj se votuesit e Aleancës për Shqiptarët, simpatizantët dhe anëtarët e sinqertë të Aleancës për Shqiptarët janë me anën që do ta udhëheqë betejën finale kundër BDI-së. Besimi në gjykata është shumë i ulët, por sidoqoftë unë do të respektoj çdo vendim gjykate. Unë jam ende i mendimit që as shtypi, as zyret, as makinat nuk bëjnë parti sepse kemi shumë parti që kanë pulla, makina dhe zyra, por kur shkojnë në votime marrin pak vota. Partinë e bën populli”, tha Taravari.
Data 19.05.2025
Aktuale
- Murtezani: Duhet të fillojë ndërtimi i besimit të ndërsjellë me Bullgarinë
- Hetimet ndaj Erion Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme
- Vodhi një shumë parash në dyqanin ne një shtetasi, procedohet 18-vjeçari në Elbasan
- Conceicao: Kemi bërë gjera të mira me Milanin
- Plagosi babanë e tij me armë të modifikuar pas një konflikti në familje, arrestohet 23-vjeçari
- Shtiu me armë brenda një lokali, arrestohet një burrë në Korishë
- Arrestohet shoferi në Tetovë – voziste me 111 km/h në zonë me kufizim 50 km/h
- BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit