Ish deputetët e PDSH-së, Orhan Ibrahimi, Bekim Fazliu dhe Gazmend Aliji janë takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke shprehur solidarizim me të lidhur me ngjarje e fundit që kanë ndodhur.
“Ne mund të kemi dallime në politikë, mund të mos pajtohemi për shumë çështje e të debatojmë për to me orë e vite, por në demokraci, kurrë nuk guxon që të kërcënosh dikë me plumb në stil mafioz. E sidomos jo një Kryetar Partie, në mënyrë apsolute e asesi për shkak se ai u rreshtua haptazi kundër pushtetit.
Aktet e tilla, kërcënojnë dhe rrënojnë rëndë demokracinë dhe vlerat e saj.
Prandaj jemi sot për kafe me z.Taravari-Kryetarin e ASH-së, për t’u solidarizuar dhe për të përcjellë porosinë, se plumbat e lëna në prag të shtëpisë, në mënyrën më qyqare e mjerane, nuk i frikësojnë dot më njerëzit që rreshtohen me popullin, nga ku buron fuqia e vërtetë.”, qëndron në njoftimin e këtij takimi.
Data 05.02.2026
Aktuale
- Gjorgjievski: Kalimi ilegal në “Bit Pazar” duhet të mbyllet!
- Çfarë fshihet pas fjalës misterioze që shfaqet 859 herë në dosjet e Epstein?
- SPAGj dhe Qeveria një hap drejt marrëveshjes, shtesat e pagave 8%
- Filipçe: E mbështesim nismën për uljen e pagave të funksionarëve
- Gjyqi për “Plumbin e artë”, dëshmia Hoxhajt për porosinë e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit: Nuredini kishte ofertë për dhëndrin e ish-kryebashkiakut Sejdini, nuk u krye sepse…
- Korridori VIII në momentin strategjik të Europës: Tirana mikpret Forumin Ekonomik më 18 shkurt 2026
- Ligji ekziston, mungon zbatimi/ Bankat në RMV vazhdojnë të injorojnë shqipen
- “Doja të mbaroja punë me të, ta vrisja”- Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO konfliktin me Ismet Boriçin: Qëllimi ishte të merrja hak për plagosjen që më bënë


