Dje (04-shkurt) rreth orës 13:00, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat Xh.Z.(20) dhe F.Z. (24) nga Reçica e Vogël e Tetovës. Ata më parë ishin raportuar nga 40-vjeçarja V.K. nga Tetova, me të cilën Xh.Z. kishte qenë në një marrëdhënie dashurie për një kohë të gjatë, rreth orës 02:30 në apartamentin që ajo po qëndronte në Tetovë, Xh.Z. e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.
Data 28.12.2025
Aktuale
- Bazar fundviti në sheshin Skenderbeu Shkup – foto nga nata e parë
- Privohet nga liria 43 vjeçari nga Gostivari, policia i gjeti 9095 copë mjete piroteknike
- Këto janë komunat ku dalja e qytetarëve në zgjedhje është më e madhe
- Ankesa në këtë komunë për shenja të dukshme në numrat e fletëvotimeve
- 15 milionë euro subvencione nga buxheti i qytetit për NTP “Shkup”
- VIDEO- Festë me “Birra Korça”, serenata dhe vallëzime! Atmosferë magjike në Pazarin e Vjetër të Korçës
- Një person mbrëmë u plagos në sheshin e Prishtinës, policia jep detaje
- E shoqëruar nga djemtë e saj, voton bashkëshortja e Kadri Veselit


