Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në kuadër të SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër I.F.(610, I.Sh.(55) dhe M.H.(39), që të tre nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “shitje e paautorizuar dhe blerje e mjeteve pagesore të huaja”, transmeton TV21.
“Më datë 13.01.2024, nënpunësit policorë të Njësitit për krim ekonomik dhe kompjuterik kanë kryer bastisje në tri hapësira në Shkup, ku janë kapur të denoncuarit gjatë shitblerjes së parave të huaja, gjegjësisht kanë punuar si këmbimore pa regjistruar subjekt juridik në Regjistrin Qendror dhe pa autorizim të dhënë nga Banka Popullore e RMV-së. Gjatë bastisjeve janë gjetur makinë për numërimin e parave dhe vlera të mëdha parash”, qëndron në njoftimin e MPB-së.