Nëpunësit e policisë dje kanë arrestuar një person nga fshati Gabrevci i kërkuar për gjashtë vepra penale “vdjedhje të rëndë”.
“Dje në Shtip, nëpunësit e policisë nga Sektori për punë të Brendshme Shtip e kanë privuar nga liria I.A. (31) nga fshati Gabrevci, Komuna Konçe, i cili është kërkuar nga Njësia e Punëve të Brendshme Radovish për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se është autor i më shumë veprave penale në rajonin e Radovishit. Në bazë të urdhëresës gjyqësore është kryer bastisje në shtëpinë e tij në fshatën Gabrevci , gjatë së cilës janë gjetur sende të cilat rrjedhin nga veprat penale“, informujan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç theksojnë nga MPB-ja, me të është realizuar bisedë zyrtare gjatë së cilës ai ka pranuar se në rajonin e digës “Mantovo”, komuna Konçe, ka kryer gjashtë vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe një vepër penale “vjedhje”, të denoncuara në harkun kohor nga tetori i vitit 2023 deri në janar të vitit 2024.