Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zevçeviq së bashkë me zv/kryeministrin për çështje europiane Bojan Mariçiq kanë qëndruar në zyrat e Vetëvendosjes në Kosovë, ku janë takuar me përfaqësues të Vetëvendosjes.
“Sot, në zyret e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sekretari Organizativ, Alim Rama, së bashku me Sekretarin Për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, dhe anëtaren e këtij sekretariati Anila Vrajolli, mirëpritën një delegacion të partisë LSDM nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Mile Zechevikj, Sekretari Ndërkombëtar, z. Bojan Marichikj dhe Kryetari i Forumit Rinor, z. Marko Mihailoski.
Në këtë takim miqësor u diskutua për zhvillimet politike në dy vendet tona dhe në rajon përgjithësisht. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy subjekteve tona që njëherazi janë edhe anëtare të përbashkëta në platformat e ndryshme socialdemokrate nëpër botë.Bashkë konstatuam nevojën për vazhdimin e rrugës së bashkëpunimit mes dy organizatave sikurse e kemi mes dy forumeve tona rinore.
Takimin e përmbyllëm duke diskutuar ngjarjet e ardhshme në të cilat do të jemi së bashku dhe hapat e tjerë për thellimin e bashkëpunimit gjithnjë nën dritën e socialdemokracisë”, qëndron në njoftimin e Vetëvendosjes. /SHENJA/
Data 08.07.2025
Aktuale
- Burri nga Nerashti e rreh me dru ish-kunatën e tij, policia po kryen hetime
- Mickoski: Do t’i mbështesim kandidatët e VLEN-it në disa komuna që në raundin e parë
- Raporti preliminar i autopsisë – nga çka dyshohet se vdiq 27 vjeçari në Lipjan që u arrestua nga Policia
- VLEN: Nga poezia në diplomaci, Struga hap një kapitull të ri kombëtar!
- BDI : Kultura po plaçkitet, VLEN-i po pasurohet, artistët pa bukë, militantët me projekte!
- Avokati i Salianjit flet pas vendimit të Gjykatës së Fierit: U lirua pas rekomandimeve pozitive dhe qëndrimit të prokurorit
- Tripunovski: Brenda një viti, përveç shpërndarjes së tokës bujqësore, janë ndërprerë mbi 170 kontrata për shkak të keqpërdorimeve
- QMK: Zjarri në rajonin e Bllacës ende aktiv, janë shuar 23 zjarre tjera