Nga kabineti i presidentit të shtetit kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, se presidenti i shtetit, duhet të bisedojë me homologun grek për çështjen e pasaportave.
Nga Presidenca thonë se presidenti Stevo Pendarovski nuk ka marrë asnjë obligim për të komunikuar autoritetet greke.
“Siç informuam më herët, presidenti Pendarovski ka bërë propozim për tejkalimin e problemit që ka lindur në ndërrimin e dokumenteve personale dhe dokumenteve të udhëtimit, por kjo procedurë është në kompetencë të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit. Sa i përket komunikimit me Greqinë, presidenti Pendarovski mund të ndihmojë në këtë proces, por ai nuk ka marrë përsipër ndonjë obligim në atë aspekt”, thonë nga Presidenca.
Data 01.01.2026
Aktuale
- Në Kodrën e Diellit temperaturat arritën deri në -15 gradë celsius
- Prej sot u shtrenjtua rryma në Maqedoninë e Veriut, ja përqindjet
- Incident i rëndë në Gostivar, të shtëna nga armë zjarri
- Nga sot shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike!
- Rruga eurointegruese e RMV-së mbeti e ngrirë në 2025: Kushtëzime dhe përplasje me Bullgarinë
- Ministri Aliu do të vizitoj foshnjën e parë të lindur në vitin 2026
- Vajzë është foshnja e parë e lindur në Maqedoninë e Veriut në 2026
- Presidentja Siljanovska-Davkova viziton pjestarët e ARM-së


