Ligji anti duhan në Maqedoni nuk po gjen zbatimin e duhur. Në shumë ambiente publike shikohet rëndom se duhani konsumohet, ndërsa nuk përjashtohen cigaret elektronike dhe shishat. Pirja e duhanit është pjesë e kulturës, por edhe e problemeve shëndetësore dhe ekonomike.
Duhanit sherrin nuk ia shohin vetëm duhanpirësit, por edhe një pjesë e madhe e qytetarëve që qëndrojnë në hapësira të mbyllura ku pihet duhani.
Në përputhje me ligjin, pirja e duhanit është e lejuar vetëm jashtë objekteve, përkatësisht në tarraca, por afaristët kanë gjetur mënyra për të manipuluar me zbrazëtirat ligjore, përkatësisht ata i mbulojnë tarracat me xhama apo materiale të tjera. Gjobat për shkelësit e ligjit janë nga dy mijë deri në katër mijë euro për personin juridik ndërkaq për personat fizik nga 100 deri në 300 euro.
Inspektorati Shtetëror i Tregut është përgjegjës për kontrollin e duhanit në ambientet e hotelierisë dhe në ambientet publike.
Nga 1 janari deri më 30 nëntor të këtij viti, inspektorati ka shqiptuar 328 gjoba, pasi ka kryer 2000 kontrolle në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen nga Duhani.Nga gjobat, institucioni ka mbledhur rreth 416 mijë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka paralajmëruar masa rigoroze për duhanpirësit në vitin 2024.
“Gjatë vitit 2024 do të ketë masa të rrepta për pirjen e duhanit në hapërsirat ku ndalohet me ligj.Do të nënshkruajmë një protokoll me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Epo, tani duhanpirësit të mendojnë se çfarë të bëjnë më pas”.
Në bazë të statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Maqedonia e Veriut është ndër vendet më duhanpirëse në Evropë, me një rritje alarmante të kancerit të mushkërive. Pirja e duhanit është pjesë e kulturës, por edhe e problemeve shëndetësore dhe ekonomike.
Data 12.05.2025
Aktuale
- Rezultatet paraprake, partitë e reja që siguruan ulëse në sallën e Parlamentit! Kandidatët e Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit për herë të parë në Kuvend, si ndahen mandatet
- Rexhepi: Më mirë vonë se kurrë! Duhet përshëndetur vendimi i Taravarit për të braktisur “anijen” e quajtur qeveri monoetnike
- Djegia e Modularit në Tetovë, familjarët kërkojnë të zgjerohet hetimi dhe përgjegjësia
- “PS arriti rezultat historik në Devoll”- Peleshi: Për ne nuk është triumf, por një mandat pune, kemi një mision të madh para!
- Berisha mban deklaratën e parë publike për zgjedhjet, apeli për demokratët
- Aksident i rëndë në rrugën e vjetër Shkup-Tetovë – lëndohen tetë persona, mes tyre edhe tre fëmijë
- Numan Selami zuri vendin e parë në garat ndërkombëtare të Kuranit në Kosovë
- Një goditje historike ndaj terrorizmit: PKK-ja shpall shpërbërjen dhe çarmatimin