Prokuroria Publike ka ngritur akuzë kundër 5 personave fizikë dhe 6 subjekteve mbi dyshimet për “pastrim të parave” nga aksioni i koduar me emrin “Feniks”. Pastrimi i parave mbi burime të dyshimta është bërë nga viti 2008. I dyshuari i parë për ta materializuar veprën penale ka krijuar grup me të dyshuarit e tjerë në cilësinë e personave fizikë dhe subjekteve. I dyshuari i parë ka rezultuar pronari, bashkëpronari apo drejtuesi i 5 subjekteve bashkëpjesëmarrëse në krim. Paratë kanë hyrë në qarkullim përmes subjekteve të krijuara në shtete të tjera, ndërsa një pjesë e tyre janë lëshuar në qarkullim edhe drejtpërdrejtë në qarkullimin e kompanive që janë subjekt hetimi në Maqedoni të Veriut. Me paratë e fituara janë blerë prona si: hotele, hapësira, banesa dhe patundshmëri të tjera. Prokuroria Publike njofton se do të kërkojë konfiskimin e tyre. Ndaj tre personave është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa një prej të dyshuarve e ka obliguar me paraqitje. Masat e kujdesit janë propozuar mbi dyshimin se grupi ka siguruar patundshmëri edhe jashtë vendit dhe e njëjta mund të shfrytëzohet gjatë arratisjes. /Alsat.mk
Data 20.07.2025
Aktuale
- Takimi Kurti–Limaj: Pritshmëritë dhe Paqartësitë rreth Bisedimeve Politike
- Netflix revolucionarizon industrinë me përdorimin e inteligjencës artificiale në seriale
- Aksident në Lezhë, përplaset nga automjeti një këmbësor në lagjen “Gurra”
- Nuk kanë të ndalur sherret, një tjetër konflikt i dhunshëm në plazh
- Zjarr masiv në zonën e Shkopetit, digjen dy banesa! Situata del jashtë kontrollit
- ASK: Sekuestrohen armë zjarri dhe pajisje celulare gjatë bastisjeve në Shkup
- Dy biznesmenët në Ksamil ishin konfliktuar edhe më parë, dalin pamjet nga sherri i para një muaj
- Konflikt për pronësinë e plazhit, ja detajet nga sherri i dhunshëm midis dy biznesmenëve Agim Taraj dhe Albert Pashaj