Ministria e Drejtësisë dërgoi në Turqi kërkesën për ekstradimin e Ljupço Palevskit, e cila përmes MPJ-së, në rrugë diplomatike do tu përcillet autoriteteve turke.
Dokument origjinal është dërguar përmes DHL deri te Ministria e Drejtësisë së Republikës së Turqisë dhe në verzion të skenuar është dërguar në INTERPOL. Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë, procesim në kohë dhe veprim nga ana e tyre në periudhë më të shkurtër të mundshme. Ministri Krenar Lloga ka nënshkruar dje kërkesën për ekstradim, me të cilën filloi procedura e ekstradimit të Ljupço Palevskit. Gjatë ditës së sotme, të gjitha shkresat dhe dokumentet e nevojshme në mënyrë eksprese janë përkthyer në gjuhën turke, pas së cilës kërkesa për ekstradim u është dërguar autoriteteve turke. /SHENJA/
Data 07.07.2025
Aktuale
- (VIDEO) VMRO paralajmëroi in vitro falas që të rritet nataliteti
- Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Kjo Qeveri nuk do të hyjë në asnjë proces pa një strategji dhe marrëveshje të qartë paraprakisht
- Mbyllet kufiri i Bllacës, s’ka hyrje dalje nga Maqedonia e Veriut
- Zjarri përfshin një banesë në Pogradec! Familja shpëton mrekullisht, dyshohet shkëndijë elektrike
- H&M vjen në Tetovë më 17 korrik
- Ndjehet tërmet në Vallandovë, Strumicë dhe zonën përreth
- GJKKO shpall të pafajshëm Shkëlzen Selimin – Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë akuzohej për fshehje pasurie
- Benzinat lirohen, nafta shtrenjtohet