Forca policore dhe autoambulanca janë parë në lagjen “Boris Kidriq”, në qendër të Kumanovës, ku këtë pasdite është regjistruar një incident i armatosur.
Në këtë përleshje, ka mbetur plagosur një person i cili për momentin gjendet në Klinikën për kirurgji vaskulare në Shkup, transmeton TV21.
Ende nuk ka informacione zyrtare, por jozyrtarisht mësohet se i plagosuri është i moshës 50-vjeçare.
