Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela ka folur mbrëmë në Kumanovë për rezultatet që po shënon kjo parti si pjesë e Qeverisë, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ndër tjera, në kete kontekst, Sela ka përmendur edhe shembullin e konfiskimit dhe shitjes së pronave të ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe ish kryeministrit, Nikolla Gruevski.
“Të nxjerrësh në shitje pronën që është konfiskuar nga kriminel që e kanë vjedhur me hajdutëri, dhe ato para të hyjnë në buxhetin e shtetit dhe kjo është kthimi i parave tek qytetarët. Sot ASH e bën këtë sepse ka Driton Nebiun!”, theksoi ish-lideri i ASH-së, Sela para rinisë së kësaj partie FRASh në Kumanovë që zgjodhi strukturat e reja.