Mbi 550 kg marihuanë janë grabitur nga një fabrikë për kultivimin e kësaj bime narkotike në Atar të Çegranit që bie në rajonin e Gostivarit.
Sipas raportit policor, tre persona mbrëmë rreth orës 23:00 kanë sulmuar fizikisht rojen e kësaj fabrike duke e mbyllur në një dhomë, dhe më pas kanë grabitur sasinë e marihuanës, para dhe sende të tjera. Policia theksoi se ka marrë masat për të zbardhur rastin.