Në opinion, ngadalë por me siguri u qetësua tensioni që shkaktuan deputetët e së Majtës, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov me aktin e tyre vandalist, duke thyer pajisjet në Kuvend.
Kjo përbërje parlamentare hyn në muajt e fundit të mandatit dhe për herë të parë e majta është një parti parlamentare me dy deputetë. Pritshmëritë e votuesve që i besuan ishin mjaft të mëdha, por pak muaj para përfundimit të mandatit, mund të konstatohet se e majta ka bërë pak në këto gati tre vjet e gjysmë në Parlament.
Edhe pse angazhimi programor i partisë së Majtë është kujdesi për punëtorët, kategoritë e cënuara dhe të pafavorizuara të qytetarëve, deputetët e kësaj partie nuk bënë asgjë për përmirësimin e jetës së qytetarëve./Lajmi i plotë.