Policët nga SVR Kumanovë dje në ora 13:15 kanë privuar M.Z. (25) nga Kumanova dyshohet se në të njëjtën ditë ka hyrë në dy shtëpi në Kumanovë dhe ka marrë sende dhe para.
Ministria e Brendshme bëri të ditur sot se disa prej objekteve u gjetën dhe iu kthyen pronarëve. M.Z. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës.