“Kjo do të thotë se në mars 2024, kur rritet paga minimale, asnjë nga këta punonjës nuk do të marrë rregullim. Projeksioni është që paga minimale të rritet për 3 deri në 4 mijë denarë, që do të krijojë një tjetër kaos në gjykata, administratë dhe prokurori”, vlerëson kryetari i Sindikatës së SPAAGjSh-it.
Punonjësit e prokurorive shprehen të pakënaqur me të ardhurat mujore dhe kërkojnë rritje 78 për qind të pagave dhe kthimin e 35 për qind të shtesave në paga.
Më 3 shtator, në një mbledhje, qeveria mori vendim që në shtatë ditët e ardhshme të formohet një grup pune, i cili do të punojë për gjetjen e një zgjidhjeje në lidhje me kërkesat dhe situatat e parashtruara nga gjykata, prokuroria publike dhe punonjësit e organet e administratës shtetërore.
Ky vendim është propozim i Ministrisë së Drejtësisë, pasi ministri Krenar Lloga në bisedime me Sindikatat e SPAAGjSh-it janë pajtuar që të gjendet një zgjidhje e përbashkët, në mënyrë që të mos pengohet procesi i zhvendosjes së lëndëve në gjykata dhe prokurori publike.
Në grupin e punës do të jenë ministrat e drejtësisë, financave dhe shoqërisë së informacionit dhe administratës, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin e dikastereve ekonomike dhe investimeve, si dhe përfaqësues nga Sindikata e SPAAGjSh-it.
Megjithatë asgjë deri më tani nuk ka dalë në dritë nga ky grup pune.