Ministri i Shëndetësisë, d-r Fatmir Mexhiti, emëroi drejtorët e rinj mjekësorë të Klinikës për Dermatovenerologji dhe Klinikës për Kardiologji. Në Klinikën Universitare për Dermatovenerologji për U.D. të ri, drejtor mjekësor është emëruar d-r. Dejan Filipoviq, i cili nga viti 2018 është i punësuar në këtë klinikë si mjek specialist dermatovenerolog dhe asistent në dermatovenerologji në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Aktualisht ai është kandidat për doktoraturë në mjekësinë klinike, në degën dermatovenerologji, në Universitetin “Kiril i Metodij” Shkup dhe është anëtar i Shoqatës së Dermatovenerologëve të Maqedonisë, si dhe anëtar i Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venerologjisë.
Gjithashtu, për U.D. të ri, Drejtor i Klinikës Universitare të Kardiologjisë është emëruar d-r Bekim Pocesta, specialist shumëvjeçar i kardiologjisë, i cili që nga viti 2005 është i punësuar në Klinikën e Kardiologjisë në repartin e terapisë intensive, si dhe në shërbim të elektrofiziologjisë dhe implantimit të aparateve elektrostimuluese. Në vitin 2019 ka marrë titullin primarius, si dhe ka përvojë si drejtor i Universitetit të Kardiologjisë nga korriku 2017 deri në shkurt 2018.
Data 08.07.2025
Aktuale
- Burri nga Nerashti e rreh me dru ish-kunatën e tij, policia po kryen hetime
- Mickoski: Do t’i mbështesim kandidatët e VLEN-it në disa komuna që në raundin e parë
- Raporti preliminar i autopsisë – nga çka dyshohet se vdiq 27 vjeçari në Lipjan që u arrestua nga Policia
- VLEN: Nga poezia në diplomaci, Struga hap një kapitull të ri kombëtar!
- BDI : Kultura po plaçkitet, VLEN-i po pasurohet, artistët pa bukë, militantët me projekte!
- Avokati i Salianjit flet pas vendimit të Gjykatës së Fierit: U lirua pas rekomandimeve pozitive dhe qëndrimit të prokurorit
- Tripunovski: Brenda një viti, përveç shpërndarjes së tokës bujqësore, janë ndërprerë mbi 170 kontrata për shkak të keqpërdorimeve
- QMK: Zjarri në rajonin e Bllacës ende aktiv, janë shuar 23 zjarre tjera