Në pritje të ligjit të ri për praktikat e padrejta tregtare, si dhe listës së fundit të produkteve, TVSH-ja e të cilave do të rritet nga 5 në 10%, si të fundit në një serinë e masave për uljen e çmimeve, si dhe kufizimin e inflacionit, edhe më të zëshme bëhen reagimet e opinionit, ekonomistëve dhe biznesmenëve. Ata bëjnë thirrje jo vetëm për një vigjilencë më të madhe, pasi siç thonë ata, disa nga hapat e mëparshëm korrigjohen menjëherë për shkak të paqëndrueshmërisë së tyre, por sugjerojnë edhe një mënyrë tjetër ndryshe për t’u përballur me situatën, shkruan PRESSonline.al
“Duhet të ndikohet në mënyrë të targetuar ndaj asaj grupe të qytetarëve të kërcënuar të cilët vërtet kanë nevojë për ndihmë. Nëse dikush nuk mund të blejë një produkt të caktuar, duhet t’i rritet ndihma sociale, por fillimisht kontrolloni nëse e meriton atë”, tha për Lokalno, Trajan Angeloski, kryetar i Unionit të Odave Ekonomike, përcjell PRESSonline.al
Sa i përket pjesës së korrigjimeve të çmimeve, ai thekson se do të ishte shumë më e përshtatshme që në fillim të definohet në mënyrë adekuate se në cilin grup bëjnë pjesë këto produkte. Prandaj, siç thotë ai, nëse përcaktimi i normave tatimore bëhet sipas tarifës doganore, e cila shumë shpesh mund të jetë e përgjithshme dhe konfuze, produkte të caktuara lehtë mund t’i përkasin një ose një tjetër klasifikimi.
Sipas profesor Abdylmenaf Bexhetit, ka një kontradiktë mes masave për kufizimin e çmimeve të gamës specifike të produkteve dhe atyre për rritjen e taksës së TVSH-së nga 5 në 10%. Prandaj, vendimin për korrigjimin e listës së produkteve për të cilat vlen rritja e TVSH-së, ai e konsideron si hap real.
“Qeveria nuk i kufizon çmimet në përgjigje të tendencave inflacioniste apo në drejtim të kufizimit të tij, sepse kjo nuk bëhet me kufizim administrativ, por në radhë të parë për të mbrojtur standardin e jetesës së shtresave më të rrezikuara të shoqërisë. Si qëllim është i mirë, por përvoja e kaluar ka treguar se këto masa nuk janë efektive dhe nuk arrijnë qëllimin e pritur. Operatorët e tregut dinë t’i anashkalojnë këto kufizime,” tha Bexheti për Lokalno, përcjell PRESSonline.al
Vërejtje në lidhje me pasojat e rritjes së tatimit të disa produkteve dha edhe Angellovski, sipas të cilit ky hap do të ndikojë në rritjen e nivelit të inflacionit.
“Ajo taksë do të kalojë në çmimet e produkteve dhe ky është inflacion automatik”. Nga njëra anë, Banka Popullore reagon duke rritur normën e skontimit dhe nga ana tjetër institucionet qeveritare krijojnë inflacion, që janë dy procese të kundërta në të njëjtën kohë”, thotë Angelovski.
Ai thekson se vala e rritjes së pagave dhe taksave duhet të ndalet pasi siç pretendon ai, duke rritur pagat e administratës publike dhe më pas duke rritur taksat për t’i paguar ato paga, krijohet inflacion.