Ish-korrespondentja nga Beogradi, Liljana Jakovlevska sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se ngjarja në Banjskë nuk ishte e papritur për të.
Ajo theksoi se ka frikë se mund të mos jetë e fundit.
“Situata është shumë komplekse, jo vetëm në marrëdhënie, por edhe në vetë Serbinë. Qëllimi i disa forcave të jashtme, të cilat janë të rëndësishme për të larguar vëmendjen e Perëndimit nga Rusia dhe Ukraina, është arritur dhe tani e gjithë bota po merret me Serbinë dhe Kosovën”, thotë Jakovlevska.