I pyetur për pohimet e kryeministrit Kovaçevski për një Gruevski të vogël dhe të madh që sundon në VMRO-DPMNE, Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se ndoshta Frojdi ndikon tek Kovaçevski, prandaj mund të frustrohet nga gjërat e vogla dhe bën krahasime të tilla. Mickoski shtoi se ndoshta nuk ka nevojë të komentohet për shpërthimet e vogla të Kovaçevskit, sepse ai do të mbajë postin vetëm edhe për një kohë të shkurtër.
“E dëgjova atë deklaratë dhe më duhet të them se te z. Kovaçevski ka ndikuar Frojdi, andaj ndoshta ka frustrime personale nga gjeta të vogla dhe prandaj bën krahasime me ato gjëra të vogla. Unë do ta këshilloja që ato gjëra të vogla që mendoj se e frustrojnë të mos e frustrojnë, ai duhet të shikojë anën pozitive sepse edhe pak kohë do të jetë aty ku është dhe më pas do të largohet dhe disa gjëra të vogla që përfaqësojnë frustrimin e tij personal, për fat të keq, do t’i duhet t’i mbajë gjatë gjithë jetës së tij”, theksoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.