Në nëntë muajt e kaluar të këtij viti, përveç tjerave, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë në aktivitetet e përditshme theks të veçantë i ka kushtuar kontrolleve, të rregullta dhe të përforcuara, për shpejtësinë me të cilën veturat lëvizin brenda dhe jashtë vendbanimit. Në këtë periudhë janë shqiptuar gjithsej 8875 masa për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE-5714 dhe GV-3161) Shpejtësia e paraparë është tejkaluar më së shpeshti në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, por edhe në rrugët rajonale përreth, shpesh herë me mbi 50 gjegjësishtë mbi 70 kilometra në orë, si dhe në hyrje të Tetovës. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj dhe do të përballen me gjoba nga 45 deri në 400 euro në denarë, varësisht nga madhësia e tejkalimit. Drejtuesve me shpejtësi të madhe do t’u revokohet patenta e shoferit për një periudhë prej tre muajsh deri në një vit.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë do të vazhdojë me kontrollin e shpejtësisë edhe në periudhën e ardhshme, aq më tepër që shpejtësia e tejkaluar ka qenë dhe mbetet shkaktari më i shpeshtë i aksidenteve në komunikacion me pasoja më të rënda, me viktima apo të lënduar rëndë. Për këtë arsye, apelohet edhe një herë drejtuesve të mjeteve, sidomos atyre me më pak përvojë në drejtim të mjetit, të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të mos parakalojnë në vende të ndaluara dhe të pavëzhgueshme, si dhe të mos konsumojnë alkool apo lëndë narkotike kur ulen në timon. Përndryshe, ata vënë në rrezik serioz sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Data 21.08.2025
Aktuale
- “Sistina” do ta padisë Kedevin nëse nuk tregon publikisht se në cilin spital vendosen stenda për përfitim financiar
- Vuçiç do të kërkojë drejtësi në Maqedoni, por jo në vendin e tij
- Paralajmërim i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Shkupit, policia ngrit kallëzim ndaj një 26-vjeçari
- Pritje të gjata në kufi: Çfarë po ndodh në Dheu i Bardhë?
- Siguria ushqimore në “lupë”, tarifa dhe gjoba për shkelësit! Nga fermat te tregjet, çdo hallkë e zinxhirit ushqimor në kontroll
- Të premten dhe të shtunën do të kryhet dezinsektim në Shkup
- Tetë të akuzuar për lehtësimin e qëndrimit të paligjshëm të emigrantëve në RMV, gjashtë janë policë
- Xherdan Shaqiri i guximshëm, ia jep një kritikë të fortë trajnerit të Baselit