Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se 40 minuta pas mesnatë në autostradën Gostivarë-Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku, me çrrastë një makinë e drejtuar nga 18 vjeçari E.Z. ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni. Vozitësi E.Z. nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Klinikën e Shkupit.
“Mbrëmë (02-tetor) dyzet minuta pas mesnatës në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, në pikë pagesën rrugore Gostivar, një veturë “Seat Ibiza” me targa regjistrimi të Gostivarit të drejtuar nga 18-vjeçari E.Z. nga Çegrani i Gostivarit ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë betoni. Në aksident, E.Z., ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku u transferua për ti ofruar ndihmë mjekësore dhe i njëjti rrugës gjatë transferimit për në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup iu nënshtrua lëndimeve dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar. Me urdhër të Prokurorit të Publik, sot (02-tetor) do të kryhet autopsi ndaj trupit të të ndjerit. /Alsat.mk