Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi se sot të gjithë punonjësit në MPB kanë marrë pagë më të lartë për 10 për qind, përcjell TV21. Spasovski thotë se kjo është rritja e 5 me radhë në qeverisjen e LSDM-së.
“Me kënaqësi të veçantë them se që nga viti 2016 kemi realizuar 5 herë rritje të pagave për të gjithë punonjësit e MPB-së, përkatësisht në vitin 2016, 2019, 2022 për 5%, në mars 2023 rritje lineare në shumën bruto prej 3,086 den, dhe në përputhje me ndryshimet në Kontratën e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, me të cilën paga bazë bruto e punonjësve në sektorin publik u rritet me 10%, të gjithë punonjësit e MPB-së me pagesën e rrogës për muaji shtator, kanë marrë 10% rritje të pagës”, ka shkruar mes tjerash Spasovski.