Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të pranishëm në takimin e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, kanë biseduar edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Dimitar Kovaçevski tha se diskutoi me Vuçiqin keqkuptimet në lidhje me deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, i cili tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Beogradin me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kovaçevski teksa ka ndarë një status në rrjete sociale shprehet se në bashkëbisedimin me presidentin serb, ky i fundit e siguroi se popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas e konsideron shumë miqësor dhe nëse ndonjë qytetar maqedonas do të ofendohet nga ndonjë mesazh i shtetit serb do të kërkojë personalisht falje.