Dje (17-gusht) në ora 15:30 dhe 16:55, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar personin B.I.(33) dhe I.I.(60) nga Poroi i Tetovës, nën dyshimin se kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke shtënë me armë zjarri, të raportuar dje në rrugën Fushtanska në Tetovë. Ndërkohë, nga B.I. është marrë një pistoletë sinjalizuese Zoraki e kalibrit 9 milimetra dhe është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen e rastit. Pak më vonë, rreth orës 19:40, një 53-vjeçari, banues në një fshat të Tetovës, i është sekuestruar për ekspertizë një pistoletë tip CZ me kornizë të kalibrit 9 mm dhe një pistoletë Tangfolio me kornizë të kalibrit 9 mm, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tij në shkaktimin e rreziku të përgjithshëm në të njëjtën rrugë.TS
Data 26.12.2025
Aktuale
- Daim Luçi: Amandamentet tona u përfshinë në Buxhetin 2026, zgjidhje konkrete për qytetarët e Shkupit
- Në vend të Bekim Salit, mandati i deputetit i kalon Zeqirja Tairit
- Bllokimi i rrugëve në Serbi: Çfarë duhet të dini për udhëtimet tuaja
- Të zhvendoset fabrika “Usje”, qytetarët në Shkup protestuan për ndotjen e ajrit
- Filipçe e pyeti Mickoskin pse ishte rritur çmimi i energjisë elektrike, ai iu përgjigj se përgjigjen e di vëllai i Bislimoskit
- PAMJE/ Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 20-vjeçari
- Prej nesër lëshohet në përdorim teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit
- MPB sekuestroi mbi 25 ton piroteknikë – u arrestuan dy persona, njëri prej të cilëve polic


