Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu u thirr pas mesdite në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij pas thirrjes nga autoritetet për atë që në opinion u quajt ikonografi e Shqipërisë së Madhe. Ganiu thirret në polici vetëm 5 ditë pas koncertit në Tetovë, ku në mesin e pjesëmarrësve valvitej banderola Autoktonus. Kjo në opinionin maqedonas shkaktoi reagime të shumta, madje u cilësua si provokim i organizatorëve të pritjes së Kurtit, kreut të Tetovës Bilall Kasami dhe kreut të Çairit Visar Ganiu. Një ditë më parë Ganiu tha për Alsat se gjithçka rreth organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës ishte ligjore. /alsat.mk
Data 24.05.2025
Aktuale
- Bastisje në disa lokacione, privohen nga liria katër persona
- Serbia lëshon urdhër-arrest për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
- (VIDEO) Krerët e shtetit me urime dhe porosi për 24 majin, të ndërtohet shoqëria e dijes
- Skandal me ushqimin e fëmijëve në një kopsht! Helmohen 70 të mitur, analizat treguan prani të bakterit të salmonelës
- Një menaxher në një kompani private në Tetovë mashtrohet për 145,360 dollarë
- Shtetasi turk paraqet dokument udhëtimi të falsifikuar gjatë kontrollit kufitar
- 83-vjeçarja nga Shkupi mashtrohet për 17.300 euro nga një person që u paraqit si polic
- Lëndohet rëndë një motoçiklist në Kumanovë