Kryetari i partisë më të re në kampin shqiptar të opozitës, Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhit pas përfundimit të kuvendit të themelimit të kësaj partie ka dhënë edhe një intervistë për shtyp. I pyetur për tubimet e fundit të opozitës shqiptare në Çair dhe Tetovë, ku ishte i ftuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai u shpreh se këto takime janë më se normale sepse shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e kombit shqiptar dhe normalisht si të tillë do të ketë edhe bashkëpunim mes partive shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.
I pyetur për flamurin me Shqipërinë e madhe që u shfaq gjatë tubimit në Tetovë, ai u përgjigj se këta janë flamuj që i shohim përditë edhe nga pala maqedonase por edhe nga ajo shqiptare dhe këtu nuk ka asnjë gjë të keqe.
Data 09.01.2026
Aktuale
- Do të hap procedurë gjyqësore pas deklaratave të Mickoskit ndaj prokurores Ristoska
- Aleanca për Shqiptarët nis procesin e rindërtimit dhe konsolidimit të partisë para Kongresit
- Vijon pagesa e shtesës së veçantë, e përkujdesjes nga një person tjetër dhe e aftësisë ndryshe
- Filipçe: Qeveria teknike nuk duhet të shfuqizohet
- 61-vjeçarja goditet nga automjeti në Petrovec – në gjendje të rëndë
- Aksident i rëndë në Shkup: Goditet 74-vjeçarja në kryqëzim
- Aksident i rëndë trafiku në Manastir – një grua me lëndime serioze
- Punëtori humb jetën pas rënies nga objekti në ndërtim në Dibër


