Nëpunësit e policisë SPB Shkup sot rreth orës 15:30 e kanë arrestuar E. A. (29) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin “golf” me targa të Shkupit, në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar mbi 200 kilogramë duhan të prerë, të destinuar për shitje të paligjshme.
Nga MPB-ja informojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër E.A. do të parashtrohet parashtresë përkatëse .