Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot përmes rrjeteve sociale informoi se ka rënie të kriminalitetit në gjashtë muajt e parë të këtij viti për 12,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Situata e sigurisë në përgjithësi është stabile në mbarë territorin, pa incidente të regjistruara në shkallë më të gjerë me çka shkalla totale e kriminalitetit është 536 përllogaritur për 100.000 banorë dhe e njëjta është ulur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishte 615,4”, theksohet në publikimin në Fejsbuk.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 9,844 vepra penale krahasuar me vitin e kaluar kur janë regjistruar 11,304 vepra penale.
Data 18.05.2024
Aktuale
- Negociatat VMRO-VLEN/ Javën e ardhshme përbërja e re Qeveritare?!
- (VIDEO) Më 22 maj do të ketë rivotim, administrativja i refuzoi të shtatë paditë e “Frontit Europian”
- Më të dashuruar së kurrë, Diola dhe Erolldi shijojnë pushimet
- Ahmeti: Unifikimi maqedonas antishqiptar do të rrezikojë marrëdhëniet ndëretnike
- Radev: Çështja mes Bullgarisë dhe RMV-së nuk është çështje bilaterale, por europiane
- Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime
- Toshkovski: Është privuar nga liria një analist i lartë në SPB Shkup, është kapur me mbi 10 mijë euro nga mashtrimi i kryer
- Kurti për reformën e asistencës sociale: Do të krijojë barazi dhe do të nxisë punësimin