“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë një rrugëtim të madh të përbashkët drejt ëndrrës evropiane që të dy popujt tanë e kanë ëndërruar prej kohësh”.
Kështu ka thënë në një prononcim për portalin “Frontline”, Doriana Metolari, analiste për çështje evropiane nga Tirana, duke folur për ndarjen e mundshme të udhëtimit drejt Bruksel nga Tirana të Shkupi, për shkak të refuzimit të opozitares VMRO-DPMNE për të votuar për ndryshimet kushtetuese.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë një rrugëtim të madh të përbashkët drejt ëndrrës evropiane për të cilën të dy kombet tona kanë ëndërruar prej kohësh. Solidariteti mes vendeve tona është i dukshëm. Kemi të gjitha mundësitë që së bashku ta arrijmë këtë qëllim, sepse vullneti dhe interesat e dy vendeve tona mbështeten fuqishëm nga vetë Bashkimi Evropian”, tha Metolari.
Ajo thotë se partitë në Maqedoninë e Veriut, pushtet dhe opozitë, duhet të reflektojnë, të votojnë për ndryshimet kushtetuese dhe Shkupi, së bashku me Tiranën, mund të vazhdojë ëndrrën e tij evropiane.
Muhamed Halili, ish-ambasador dhe kryetar i Këshillit të Ambasadorëve, thotë se sipas rregulloreve të BE-së, përparimi i një vendi drejt integrimit bazohet në meritat e tij.
“Nëse Shqipëria i plotëson kushtet, duhet të ecë përpara. Në vitin 2018, Maqedonia i plotësoi kushtet dhe duhej të ecte përpara, por Emanuel Makron nuk e lejoi me kërkesën e Edi Ramës. Sipas meje, kushti kryesor që Maqedonia të ecë përpara duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe nepotizmit, jo çështja bullgare. BE-ja nuk i vështron këto dukuri negative vetëm për të kënaqur kërkesat bullgare”, ka deklaruar për “Frontline” – Muhamed Halili, ish-ambasador dhe kryetar i Këshillit të Ambasadorëve, përcjell PRESSonline.al
Sipas tij, suksesi i një vendi në përmbushjen e kritereve të BE-së për sundimin e ligjit dhe luftën kundër dukurive negative nuk duhet të jetë kusht me dështimin apo përparimin e vullnetit politik të një vendi tjetër.
Që Maqedonia e Veriut të vazhdojë pa pengesa rrugën euroatlantike së bashku me Shqipërinë, duhet të votojë për ndryshimet kushtetuese për futjen e komunitetit bullgar në Preambulë. Tani që të gjitha pengesat e jashtme janë hequr, opozitarja VMRO-DPMNE, me kundërshtimin e saj ndaj votimit për amendamentet kushtetuese, është e vetmja pengesë për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.