Dje (31-korrik) në ora 09:10 në SPB-Tetovë, 49-vjeçari nga një fshat i Tetovës ka raportuar se në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2023 i është bërë mashtrimi për shumën prej 6.000 euro. Sipas raportit, në vitin 2019 ai ka dhënë një paradhënie prej 5 mijë eurosh për të blerë një apartament, por apartamenti i është shitur një personi tjetër dhe paratë janë zhdukur. Siç raportohet, në pranverë ai dhe gruaja e tij u kontaktuan nga një person i cili u prezantua si avokat dhe u premtoi se mund t’i ndihmonte të merrnin banesën në emër të tyre. Gjithashtu, sipas denoncimit, personi i ka kërkuar 1000 euro për të kryer punën dhe pasi ia ka paguar paratë, personi i ka dhënë një fletëpagesë në emër tjetër, pas së cilës dyshohet se është mashtruar dhe ka denoncuar rastin në polici. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Data 17.08.2025
Aktuale
- Forca e Sigurisë së Kosovës forcohet me 50 autoblinda të reja nga SHBA
- Vrau bashkëmoshatarin me thikë, shpërthen në lot 14-vjeçari në sallën e gjyqit: Nuk desha të bëj vrasje! Jam shumë i penduar
- Tragjedia e një takimi virtual: Burri ndërron jetë përballë një chatbot
- Thaçi: PDSH nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO vazhdojnë për përplasjen për Erasmus+
- Prof. Metin Izeti: Demokracia liberale në krizë dhe kërkimi për zgjidhje: A është përgjigjja tradita?
- Horizontet e pasigurta: E ardhmja e fesë në botën e shekullit XXI
- Pritje të gjata në Merdar: Çfarë po ndodh me daljet nga Kosova?