Zv/kryeministri Artan Grubi ka shkruar se nga dita e hënë, hyn në fuqi kontrolli i përbashkët i kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë
“Në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, me kënaqësi të madhe ju njoftoj që nga dita e hënë, me 31 korrik 2023, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njërëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.
Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh”, ka shkruar zv/kryeministri Grubi.
Data 20.05.2025
Aktuale
- Drejtori i Doganave: Kemi zbuluar shkallë serioze të kriminalitetit doganor
- Për herë të parë, një grup parlamentar shqiptar dominohet nga gratë
- Kasami për dorëheqjet në qeveri: Janë individë, tjerët do të vazhdojnë të jenë pjesë e VLEN-it
- Dorëhiqet Blerant Ramadani
- Nëna e autorit ndryshoi skenën e krimit pas vrasjes së shqiptares nga djali i saj, zbardhen detajet tonditëse mbi masakrimin e Ilaria Sulës
- Ministria e Politikës Sociale do të menaxhojë çerdhet në Strugë
- “Kemi ngritur një sistem të fuqishëm monitorimi dhe vlerësimi”- Roli i auditit të brendshëm, Guvernatori Sejko: Është bërë më jetik se kurrë, duhet bashkëpunim i ngushtë
- Alternativat ndaj cigareve janë gjithnjë e më të disponueshme – opsione më pak të dëmshme* ata ndryshojnë shprehitë