Kisela Voda është komuna e parë që do të ofrojë një zgjidhje sistemore për përballimin e bullizmit. Në seancën e sotme të Këshillit Lokal për Parandalim, kryetari Gjorgjievski promovoi të parën nga grupi i masave që nga sot janë në dispozicion të viktimave të dhunës së bashkëmoshatarëve apo të afërmve të tyre. Përkatësisht, nga sot funksionon linja telefonike 078/358-639, ku mund të marrin mbështetje – Ballafaqimi me bullizmin kërkon një qasje gjithëpërfshirëse, e cila përfshin familjen, bashkëmoshatarët dhe institucionet. Si pushtet vendor jemi të vetëdijshëm se jemi një pjesë e rëndësishme në gjetjen e zgjidhjes, sepse parandalimi është ndalesa e parë. Në të njëjtën kohë, në drejtim të krijimit të një sistemi që parandalon dhunën psikologjike, dua të promovoj risinë që po zbatojmë së bashku me Shoqatën e Qytetarëve “Crik”. Në këtë mënyrë do të mund të tejkalohet frika dhe turpi nga raportimi i problemit, si dhe të gjendet një mënyrë më pa dhimbje për zgjidhjen e tij – theksoi kryetari Orce Gjorgjievski. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga Gjykata Themelore në Shkup.
Data 05.05.2025
Aktuale
- Ajola Xoxa thirret në SPAK, do të merret në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm! Ja kur do të mbërrijë në godinë
- Murati kërkon votim të fshehtë, thotë se opozita duhet të ndryshojë
- Zemaj për votimin e fshehtë: Nuk mund të ndërrohen rregullat mes lojës
- Udhëzimi/ Shtohen dy kategori të reja në skemën e sigurimeve shoqërore! Lista e plotë e përfituesve deri në prill 2025
- Arrestohet i dyshuari se kanosi dhe kërcënoi t’i godasë me mjet metali zyrtarët policorë
- Një i vdekur në aksidentin që ndodhi në rrugën Dibër-Strugë
- LAMM: Pritje deri 30 minuta në pikat kufitare
- Përsëri në tryezë: A do të zhbllokohet Kuvendi i Kosovës në tentativën e 11-të?