Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler pas vendimit për ta përfshirë në listën e zezë amerikane biznesmenin, Jordan Kamçev, u shpreh se SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar.
“Këto sanksione nuk ndikojnë vetëm te kompanitë dhe pronat e z. Kamçev, por edhe te ata bashkëpunëtorë të cilët kanë bërë biznes me të. SHBA-të do të vazhdojnë të shënjestrojnë individë të korruptuar të cilët rrezikojnë sundimin e së drejtës dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Korrupsioni ka pasoja”, u shpreh ambasadorja Aggeler.
Ndryshe, sot Departamenti amerikan i Thesarit sanksionoi të Kamçevin me arsyetimin se e ka abuzuar pozitën që e ka pasur. Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja, brenda Departamentit amerikan të Thesarit, Kamçev “është përfshirë në aktivitete korruptive dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”.
Kamçevi është personi i dytë i cili përfshihet në listën e zezë për më pak se një muaj, ndërsa i pari ishte kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Data 31.05.2025
Aktuale
- Nëna denoncon në polici se mësuesja ka rrahur djalin e saj në në shkollë të Tetovës
- Bëhet për spital një nxënës në Tetovë, u sulmua nga katër të mitur në oborrin e një shkolle të mesme
- ” Marshojmë për Engjujt”, sot sërish protestohet në Koçan për tragjedinë në “Pulse”
- Qeroshori i ngrohtë në Kosovë: Temperatura të larta deri në 33 gradë Celsius
- Dalja nga Qeveria dhe tenderi me Gjoka Konstarkshën, flet Taravari
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
- Sot fillon provimi i maturës shtetërore me testin nga provimi i parë ekstern
- Fetai i reagon Taravarit: Britmat e tyre nuk janë për shqiptarët, por për shpëtimin e BDI-së