Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka parashtruar kallëzim penal ndaj një 20-vjeçari nga Kërçova i cili dyshohet se ka djegur pjesën e paraburgimit në burgun e Manastirit para disa dite, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i riu ka qenë duke vuajtur personalisht vendimin për paraburgim në këtë pjesë të burgut.
“SPB-Manastir në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit ka parashtruar kallëzim penal kundër A.V.(20) nga Kërçova, për shkak të dyshimit për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, që dënohet sipas nenit 288 të Kodit Penal. Përkatësisht, më datë 11.07.2023, në periudhën prej orës 19:00 deri në ora 19:20, në Burgun e Manastirit, i akuzuari ka shkaktuar zjarr në qelinë ku ishte duke vuajtur vendimin për paraburgimin e tij, pas çka është djegur hapësira dhe dhomat e tjera në departamentin e paraburgimit”, thonë nga MPB./tv21.tv
Data 24.12.2025
Aktuale
- Qeveria do t’i dhurojë Postës së Maqedonisë 100 automjete
- “Rituale të vogla – shpresa të mëdha me lojërat e fatit të Lotarisë Shtetërore”
- Taravari kundër akuzave të Bejtës: Shpifje dhe fabrikime politike
- Fondacioni dr. Verica Mehandzhiska dhe Zegin ndajnë bursa për studentët e Fakultetit të Farmacisë
- Hodhën molotovë para Kryeministrisë gjatë tubimit të PD, gjykata liron 4 protestuesit
- Mamdani: Do të luftoj islamofobinë dhe racizmin kundër palestinezëve
- Bullgaria ofron furnizim emergjent me mazut për Maqedoninë
- Shtyhet seanca e Këshillit gjyqësor për shkak të mospasjes së kuorumit


