Presidenti Stevo Pendarovski ka besim të plotë prej 12 për qind dhe 26 për qind besim të pjesshëm në mesin e të anketuarve dhe është politikani të cilit qytetarët i besojnë më së shumti në Maqedoninë e Veriut, sipas anketës së fundit të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Në vendin e dytë në këtë kategori është Nikolla Gruevski, me 11 për qind, plus 19 për qind besim të pjesshëm, dhe në vendin e tretë është Hristijan Mickoski me tetë për qind dhe 21 për qind besim të pjesshëm.
Sondazhi i IRI tregon gjithashtu mbështetje në rritje për anëtarësimin në BE, nivele të ulëta të besimit në sundimin e ligjit dhe dallime në drejtimin e lëvizjes në nivel lokal dhe kombëtar.
Anketa u krye në periudhën nga 8 prilli deri më 4 maj 2023, përmes intervistave sy më sy në shtëpitë e të anketuarve, në një kampion përfaqësues kombëtar prej 1204 të anketuarish, të moshës 18 vjeç e lart./Almakos