Negociatat mes sindikatave dhe qeverisë për paga më të larta sigurisht që janë në fokus të publikut… Kërkesa e LSM është rritje e pagave 14 për qind nga shtatori. Por ka pengesa administrative që ndodhin në sfond që mund të pengojnë të gjithë procesin.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, nuk dëshiron ta regjistrojë kryetarin e sapozgjedhur të LSM-së, Sllobodan Trendafilov, me arsyetimin se është zgjedhur në mënyrë jolegjitime.
Trendafilov në një intervistë për TV 24 thotë se përzgjedhja është bërë sipas të gjitha rregullave të LSM-së. Sindikalistët nuk duan të dyshojnë se politika synon të vërë sërish duart në shtëpinë e punëtorëve.