Me qëllim të ndihmës dhe lehtësimit të menjëhershëm, banorët e Komunës së Jegunovcës do të mund t’i rinovojnë dokumentet e tyre personale (kartat e identitetit dhe dokumentet e udhëtimit) në stacionin bazë të shpërndarë në stacionin policor në Tearcë informon Tetovasot. Kjo nuk vlen vetëm për ata që aplikojnë për herë të parë për dokumente të tilla ose që i kanë humbur ose dëmtuar ato ndërkohë. Të njëjtit do të duhet të aplikojnë në Departamentin për Çështje Administrative- Zyrat për dokumete personale Tetovë.
Kurse të gjithë të tjerët, siç që përmendëm tashmë, do të kenë mundësinë të aplikojnë dhe të fotografohen në Njësinë bazë që gjendet në stacionin në Tearcë, në mënyrë që të mos vijnë deri në Tetovë dhe të mos shpenzojnë para dhe kohë duke udhëtuar nga fshatrat e këtij rajoni për në Tetovë dhe mbrapa.
Kjo praktikë është në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë për të thjeshtuar dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve që qytetarët kërkojnë dhe marrin.TS
Data 24.12.2025
Aktuale
- Gashi dhuroi mjete për tre shkolla në prag të festave të fundvitit
- AUV largon nga tregu qumështin ‘Aptamil’
- Shabani: Dokumenti për ujin jo të pijshëm nuk është bërë në Gradec, por në Dobridoll
- Isen Shabani: Kundërkandidati im nuk është legjitim, ai bojkotoi zgjedhjet
- “Dyshoja te Policia! Lidhja e nëndrejtorit me Ergys Agasin”- Gerond Meçe: Erion Ismaili më paralajmëroi të rrija larg tenderëve të AKSHI-t
- Zulhajrat Demiri falënderon VLEN dhe Ziadin Selën për përkrahjen e kandidaturës së tij
- “Dyshoj për lidhje brenda KPP me rrëmbimin”- Dëshmia e Gerond Meçes: Më bllokonte procedurat dhe më s’kualifikonte në tenderë! Edhe kur fitonim, ai ishte kundër
- BDI mban mbledhje të Kryesisë Qendrore, emëron drejtues dhe funksionarë të rinj


