Fraksioni i BDI pretendon se zgjedhjet e brendshme partiake në BDI janë jostatutare dhe me diktat.
“Edhe pse të mbuluara me petkun e zgjedhjeve të brendshme me demokraci të lartë 1 anëtarë 1 votë, duam ta informojmë opinionin e gjërë që ky proces është edhe një farsë, pasiqë kryekëput është antistatutar dhe për më tepër kryetarët veçmë janë përzgjedhur me diktat të kryetarit Ali Ahmeti kohë më parë. Rrjedhimisht kjo që po ndodh sot kinse dikush voton është vetëm një teatër i lirë për defokusim të opinionit”, deklaron fraksioni i BDI-së i njohur më shumë si Grupi i Zjarrit.
“Ky proces assesi nuk mund të jetë demokratik sepse që në fillim ka qenë përjashtues, që don të thotë se aktivistët që nuk mendojnë që duhet të votojnë si në komunizëm, me diktat, kanë qenë të pamundësuar që të regjistrohen edhe pse janë themelues, aktiv dhe meritorë për fitoret e Bashkimit Demokratik për Integrim që nga viti 2002. Rikujtojmë, procese të ngjashme si këto, të dirigjuara, të diktuara nga lartë, janë mbajtur edhe në Pollog, por rezultati është se BDI del humbës dhe po e humb primatin tek partitë politike shqiptare, siç është rasti me Degën e Tetovës”, theksohet në reagimin e grupit.
Data 20.05.2025
Aktuale
- Dyshime për krime zgjedhore, SPAK ‘zbarkon’ në Bashkinë e Klos! Zbardhen detajet e para, sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë
- Maduro lidh mafian shqiptare në Ekuador me plan për sabotimin e zgjedhjeve në Venezuelë: Kanë ardhur mercenarë për të vënë bomba
- Sela: Fëmijët meritojnë shkollë me dinjitet, do ta trajtojmë këtë temë në Kuvend dhe me faktorin ndërkombëtarë
- EKSKLUZIVE| Taravari konfirmon takimin me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë
- I akuzuar si kreu i një grupi kriminal të trafikut të drogës, Gjykata e Lartë liron Kreshnik Farrukun
- EKSKLUZIVE/ Taravari nesër në Tiranë, në koordinim me Edi Ramën
- E grisi Kuranin në qendër të Prizrenit, ngritet aktakuzë kundër Ismet Popa
- (VIDEO) Për të kaluar muajin nevojiten 1 050 euro