Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, duke komentuar vendosjen e Ramiz Merkos në listën e zezë të SHBA-së, tha se BDI ka sjellë tre vendime, njëra është të fillojë hetimi menjëherë për Ramiz Merkon, e dyta, pranimi i vendimit të Ramiz Merko për pezullimin e antarësisë së tij në BDI dhe e treta është ndërprerja e aktivitetit partiak në Strugë, raporton SHENJA.
“SHBA janë partneri jonë më i madh strategjik dhe qëndrimet e tyre jo vetëm që në BDI i respektojmë por i konsiderojmë si qëllim mira. Kështu ka qenë gjithmonë. Shpesh e them se çdo sukses i shtetit e mban vulën e SHBA-së, BDI ka qëndrime të qarta në lidhje me sundimin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, mënyrës në të cilën punojnë bartësit e funksioneve publike dhe qëndrimet e tilla janë shndërruar në vendime formale në BDI.
BDI ka sjellë këto vendime: BDI kërkon menjëherë të fillojë hetim gjithëpërfshirës për Ramiz Merkon për të gjitha pretendimet dhe informacionet që dalin nga vendimi i DASH. E dyta, BDI e pranon vendimin e Ramiz Merkos për ngrirjen e antarësimit të tij në organet e partisë, kryesinë qendrore, këshillin qendror. BDI e ndërpret aktivitetin partiak në Strugë, derisa të mos krijohen kushte të reja për këtë. BDI u bën thirrje të gjitha institucionet të fillojnë hetime për të gjitha partitë politike, nga kryetarët deri tek tjerët, ngase vetëm kështu mund të luftohet korrupsioni”, tha Bujar Osmani, raporton SHENJA.
Data 09.05.2025
Aktuale
- Lojrat e fatit, mbyllen 53 bastore online në Maqedoninë e Veriut
- 3.3 milionë euro drogë në Gjermani, SPAK kërkon burg për “kokën” e grupit kriminal shqiptar
- LSDM: Vrasjet janë bërë përditshmëri, Toshkovski nuk ka kontroll mbi sigurinë
- Gates akuzon Muskun se “po vret fëmijët e varfër të botës”
- Është arrestuar autori edhe 4 persona të tjerë, MPB dhe Prokuroria me detaje për vrasjen e mbrëmshme në Shtip
- Dyshohet për larje hesapesh mes një grupi shqiptarësh, goditet për vdekje me th*kë në zemër një 35-vjeçar dhe plagoset një 21-vjeçar
- “21-vjeçari dyshohet se vrau 25-vjeçarin”, 5 shtetas të Turqisë janë arrestuar pas ngjarjes në Shtip
- Shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, plagosen nënë e bijë! 15-vjeçarja shqiptare pëson me djegie të gradës së dytë dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale