Deputeti njëherë edhe nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në një deklaratë për TV21 tha se Lëvizja Besa nuk duhet të kërcënojë me ndryshimet kushtetuese, pasi me këtë, , siç tha ai, i shërben Rusisë, VMRO-së dhe Levicës.
“Në radhë të parë nuk duhet t’ia mbajnë iso-në VMRO-së dhe të flasin me gjuhën e tyre për të komplikuar procesin eurointegrues. Ky është shërbim që i bëhet VMRO-së dhe Levicës në këto çaste vendimtare. Çdo çështje mund të ngritet dhe për çdo çështje mund të diskutohet por jo duke kërcënuar e aq më pak duke bllokuar procesin eurointegrues në shërbim të Rusisë, VMRO-së e Levicës”, tha për TV21 Arbër Ademi, deputet i BDI-së./TV21