Sektori për Punë të Brendshme Manastir – Stacioni Policor Prilep, në Prokurorinë Themelore Publike Prilep ka paraqitur kallëzim penal kundër D.P.(26) nga fshati Sllavej, Prilep, transmeton Lideri.mk.
Ai akuzohet për rrezik të shkaktuar në komunikacion, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 42 vjeçare.
“Me datë 09.06.2023 rreth orës 19:45 në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Prilep, i pandehuri me veturë “Volkswagen Golf” me targa të Prilepit ka goditur një biçikletë të drejtuar nga A.C.(42) nga Prilepi dhe është larguar nga vendi. Nga plagët e marra A.C. ajo ka ndërruar jetë në vend. Më pas në komisariat babai i tij R.P.(54) ka raportuar se ai vetë po drejtonte veturën, por pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se djali i tij D.P. ishte duke drejtuar mjetin. Ai është arrestuar dhe në intervistë zyrtare ka pranuar veprën”, njofton MPB./Lideri
Data 23.12.2025
Aktuale
- Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili merret i pandehur për hakerimin e të dhënave të Prokurorisë së Posaçme! Akuzohen për përgjim të paautorizuar
- Qeveria shpall gjendje krize, mungon mazuti për prodhimin e energjisë elektrike
- FOTO/ “Projekt korruptiv për ndërtimin e kullave”- Banorët i Durrësit rikthehen protestave për TID, akuza dhe kryebashkiakes Sako! Kërkojnë Komision Hetimor
- Peshevski: Pas Vitit të Ri, do të dalim në rrugë nëse nuk ka rritje të pagës minimale në 600 euro
- Limani: Pres konfirmimin e fitores, që na iki për pak vota
- Ahmeti takon Spiropalin: Marrëveshja e Ohrit mbetet themel i stabilitetit në RMV
- (VIDEO) Analistët: Kongresi i BDI-së ishte i detyrueshëm
- Skandal në Kumanovë, i mori për vete paratë e donacioneve


