Pas aplikimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në EUREGHA, Bordi i këtij mekanizmi evropian ka pranuar AKK-në në cilësinë e anëtarit/vëzhgues në EUREGHA.EUREGHA është referencë për Autoritetet Shëndetësore Rajonale dhe Lokale Evropiane.
Ky rrjet bashkon një masë kritike njohurish dhe ekspertize dhe inkurajon diversitetin me qëllim që të ndihmojë anëtarët e vet të përmirësojnë efikasitetin dhe cilësinë e sistemeve dhe shërbimeve shëndetësore në pushtetin lokal Evropë.
Pjesë e strukturave të Asociacionit të Komunave është edhe Kolegjiumi i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i cili ka luajtur rol me rëndësi në anëtarësimin në EUREGHA.Ky mekanizëm brenda AKK-së jep mendime, rekomandime dhe propozime për institucione të ndryshme. Gjithashtu ofron modele të ndryshme të funksionimit të punës së këtij sektori komunal dhe inkurajon përhapjen e praktikave të mira brenda dhe jashtë vendit.