Kim Mehmeti
U bënë tetë vite nga konflikti i armatosur në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë’ ku humbën jetën tetë pjesëtarë të MPB-së së Maqedonisë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 dënoi 33 veta nga të cilët 7 me burg të përjetshëm, 13 me nga 40 vite burg e të tjerët prej 13 deri në njëzet vite burg.
Pra u dënuan me burg të përjetshëm thuajse më shumë veta se sa nacistë në procesin e Nurembergut pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore?!
Nga gjithë këta që me vite kalben në burgjet e Maqedonisë, 19 veta janë vëllezër tanë nga Kosova.
Dhe përderisa dihet se cilët janë ata që erdhën nga përtej kufirit, kurrë nuk u muar vesh se kush i ftoi dhe kush i tradhtoi.
Ndërkohë tetë vite ma radh sa kanë kaluar nga kjo ngjarje tragjike, thuajse të gjithë heshtin, përfshi edhe drejtueset e BDI-së që premtuan hetim ndërkombëtar për rastin ‘Lagjja e Trimave’ edhe atë duke pasur ministrin e vet të drejtësisë.
Në të vërtet, fatin e shqiptarëve të Maqedonisë, në masë të madhe e ka përcaktuar përkujdesja ndërkombëtare, ngaqë pushtetarët shqiptarë kanë qenë të angazhuar me punë më të ‘rëndësishme’. Si për shembull me ndarjen e hajnisë me sivëllezërit e tyre maqedonas.
Data 17.02.2026
Aktuale
- Bilalli: Si është e mundur të doktorohet në gjuhën shqipe, ndërsa një provim jurisprudence të mos lejohet?
- Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, Gjykata belge dënon me 25 vite Franc Çopjan! Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja me burgim të përjetshëm
- SHGM shënon 80 vjetorin e themelimit
- Deskoski: Profesorët nuk janë zbatues të detyrave administrative, por bartës të veprimtarisë arsimore
- Shkup, regjim i veçantë i qarkullimit
- Plagosja me armë e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta”, Gjykata e Tiranës lë në burg të dashurin e saj Erisjaldo Gjuta, lirohen dy personat e tjerë
- KOD: Vulë e një kompanie nga Shkupi është gjetur në depon me 5 ton kanabis në Serbi, në listën e dërgesave ishte përfshirë edhe Maqedonia e Veriut
- Prej Shkupit linja ajrore për në Sicili dhe Sardenjë


