Transporti publik në kryeqytet vazhdon të mbetet problemi kryesor i cili i dëmton më së shumti qytetarët.
“Për më shumë se tetë muaj, tmerri me transportin publik për qytetarët e kryeqytetit vazhdon në shi, borë, por edhe nëpër temperature të larta ata presin me orët ë tëra për të hipur në autobusë, ndërsa është pikëpyetje e madhe nëse do të arrijnë të hipin në autobus dhe nëse do të kenë transport komod”, raporton Mefail Ismaili, gazetar i Alsat.
Vonesat dhe pritjet janë bërë përditshmëri për qytetarët.
“Për në Fushë Tophanë 9-ta çdo ditë, ndonjë herë edhe dy orë, dje nuk kishte dy orë”.
“19-ta dhe 20-ta nuk ka autobusë, bile dje plasi xhami i derës së autobusit nga turma, pasi nuk ka autobusë me orë. Si plasi xhami? Pasi shumë njerëz, kur u nis njeriu u dridh dera dhe plasi xhami i derës. Presim me nga një orë, një orë e gjysmë”.
“Çdo ditë presim 40 minuta, gjysmë ore, 1 orë por nuk ka”.
“Gjysmë ore dhe më tepër pritet”.
“Edhe kur vjen autobusi është i stërmbushur nuk mund të hipet, katastrofë. Vazhdimisht vonohem, sado që të vij më herët në nëpër stacione nuk vijnë autobusët. Për shkak të tyre gjithçka na ngatërrohet, nuk mund të arrijmë as nëpër fakultete e as ata nëpër punë. Katastrofë”.
“Po deri tek Danella, të lëshojë autobusë pasi bëhej e mençur se do ta ketë këtë ose atë, por asgjë nuk ka”.
“Gjysmë ore, për çdo ditë, mos pyet për neve pleqtë”.
Derisa zgjat problemi me transportin publik, nga qyteti i Shkupit janë thuajse tërësisht jo transparent dhe të mbyllur për të dhënë përgjigje ndaj gazetarëve se deri ku janë procedurat për zgjidhjen e transportit publik. Heshtin edhe transportuesit privatë. /Alsat.mk