Menjëherë pas festave të 1 Majit, në Ministrinë e Drejtësisë duhet të krijohet një grup pune për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it në Kodin e ri Zgjedhor. Ndryshimet duhet të kalojnë nga Kuvendi jo më vonë se gjashtë muaj para zgjedhjeve të ardhshme.
Shefi i grupit punues, Novakovski, në një intervistë për MIA-n, ka treguar se në disa cikle zgjedhore OSBE-ja ka treguar se janë shkelur kriteret e Kopenhagës për shkak të pabarazisë së numrit të votuesve në gjashtë njësitë e tanishme zgjedhore.
“Ne kemi tani model proporcional me 6 njesi zgjedhore dhe verejtjet e OSBE ODIHR-së janë këtu, qart me atë shkelet kriter që është shumë i rëndësishëm e drejta e votës, dmth që të bëhesh deputet në disa njësi zgjedhore duhen ma pak vota se sa në ndonjë njësi tjetër dhe kjo çështje patjetër të hapet” – tha Kryetari i Grupit Punues, Aleksandar Novakovski.
Reformat Zgjedhore, Mickoski: Jemi pro modelit një njësi zgjedhore
VMRO-DPMNE-ja tani për tani nuk ka përfaqësues të saj në grupin punues, por kryetari i partisë Mickoski përkrah një njësi zgjedhore në tërë territorin e vendit, që vota e çdo votuesi të vlerësohet njësoj.
“I bëj apel BDI-së dhe Aleancës që shqiptarët të dalin publikisht dhe të pranojnë një njësi zgjedhore dhe nuk ka nevojë për nacionalizëm dhe irredentizëm sepse çdo qytetar është i barabartë para Kushtetutës dhe ata që votojnë në Tetovë, Gostivar duhet të jenë të njëjtë me ata në Strumicë, Vasilevë dhe komuna tjera. Prandaj qeveria duhet ta pranojë dhe ne si VMRO DPMNE jemi të gatshëm ta mbështesim në parlament dhe të shkojmë në zgjedhje” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Nga LSDM-ja theksojnë se kanë qëndrime parimore për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it. VMRO-DPMNE, sipas Novakovskit, do t’i mbështesë vërejtjet e OSBE-së, por ende pret përgjigjen e LSDM-së për një zonë zgjedhore.