Në sheshin e Gostivarit sot nga ana e komunës së Gostivarit, shkollat fillore dhe çerdhet u organizua një manifestim ku për nderë të Bajramit u ndanë bakllava për qytetarët e kësaj komune, shkruan Top24
“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot në qendrën e qytetit, u realizua një hepening fantastik i organizuar nga Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me shkollat fillore dhe çerdhet, ku fëmijët së bashku me prindërit dhe mësimdhënësit shpërndanë bakllava për qytetarët.
Bakllavaja e Gostivarit tanimë është një nga veçoritë tona kulinare, e njohur gjithandej.”, shkruan kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përcjellë Top24