Inspektorati shtetëror i arsimit ka konstatuar se në Çashkë, konvikti pranë shkollës fillore “Todor Janev” është ilegal. Burime nga inspektorati për TV21 thonë se gjendja e këtij konvikti është kështu që nga koha e Jugosllavisë, i pa regjistruar dhe me përplot parregullsi.
Inspektorati e ka hetuar rastin dhe sipas procesit verbal, ka marrë vendim që konvikti të mbyllet.
Sipas procedurës ekziston afat ligjor që nëse Komuna nuk e regjistron konviktin në fjalë brenda 1 muaji, vendimi i mbylljes do të hyjë në fuqi. Ndryshe në këtë konvikt janë të vendosur 5 nxënës nga fshatrat Kriva Krushe dhe Novo Sellë./TV21