“Mund t’ju tregoj një detaj nga bisedimet në Parlament kur Boreli u tha deputetëve të opozitës se nuk mund t’ju garantoj asgjë tjetër për të ardhmen, përveç dy gjërave – të mos cenohet gjuha dhe identiteti maqedonas dhe se nuk kemi shanse të negociojmë një propozim më të mirë se ky”, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në “Studio 10” në TV24.
Ai shtoi se nuk është korrekte që opozita të dalë me mashtrime të tilla ndaj qytetarëve, sepse të gjithë zyrtarët evropianë, por edhe përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, thanë se nuk ka mundësi të rishikohet ky propozim./Lajmi i plotë.