Drejtori i spitalit klinik të Manastirit, Aleksandar Obednikovski, pritet të japë dorëheqje nga posti i tij për arsye morale.
Dorëheqja vjen pas vdekjes së një foshnje të porsalindur dje në këtë spital. Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, pas vizitës që i bëri spitalit në Manastir pas vdekjes së foshnjës në spitalin e Manastirit, tha se sot do të dërgohet Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, i përbërë nga Komisioni i inspektorëve që do të përcaktojnë shkaqet e vdekjes së të foshnjës.